Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri thotë se është koha që Bashkimi Evropian të lëviz me njohjen e pesë vendeve ndaj Kosovës, raporton GazetaBlic.
Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se ky do të ishte kontribut për paqen në Ballkan.
Sipas saj, BE-ja mund të përfundojë si dështuese e një dialogu që zgjati 12 vite.
“Perëndimi duhet të veprojë tani”, thotë tutje Tahiri.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
BE duhet te leviz me njohjen e 5 vendeve te Kosoves. Ky do ishte kontribut per paqen ne Ballkan, perndryshe do te perfundoj si deshtuese e nje dialogu qe zgjati 12 vjet plus ne fund tensione ne rritje. Nese nuk ndodh kjo zgjidhja do te jet gjeopolitike. Tashme kemi hyre ne epoken e luftes se ftohte gjeopolitike mes perendimit dhe lindjes. Vija gjeopolitike do te ndane Ballkanin ne keto linja. Ndersa sulmi hegjemon i Serbise ndaj Kosoves ishte nisje e terheqjes se vijes gjeopolitike ne Ballkan i nxitur nga Rusia; perendimi duhet te veproj tani!


