Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.
Prishtina rikthehet në “Fadil Vokrri” për ta pritur Dukagjinin me fillim nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Në anën tjetër Feronikeli pret Dritën e cila udhëton në stadiumin “Rexhep Rexhepi” pas fitores ndaj Prishtinës. Gjithashtu edhe kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/


