Sporti

Skandaloze: Tifozët grekë shpërthejnë në kore dhe shpalosin banderolën: “Kosova është Serbi”

09/27/2023 21:11
nga:Mergim Rreci

Një skandal i madh vjen sonte nga Greqia, atje ku po luhet ndeshja e kampionatit mes Olympiakos të Pireut dhe Aris të Selanikut.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë një banderolë skandaloze e tifozëve të Olympiakos në mbështetje të serbëve të vrarë në Kosovë.

Nuk kanë munguar edhe koret nga tribunat: “Kosova është Serbi”. Tifozët e Olympiakos janë ndër më të dhunshmit në Greqi. Edhe në të kaluarën ata kanë shprehur të tilla mesazhe politike. Greqia ende nuk e njeh Kosovën, por këto parulla janë të papranueshme dhe skandaloze.