Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se do ulen me kryeministrin, kryeparlamentarin e zv kryeministren, për të diskutuar për hapat e mëtejmë sa i përket Listës Serbe, raporton Gazeta Blic.
Ajo në një intervistë për RTK, tha se Lista Serbe është shndërruar në mjet të Vuçiqit, në vend që t’i mbrojë interesat e serbëve në Kosovë.
“Lista Serbe është shndërruar në mjet të Vuçiqit për të destabilizuar situatën në Kosovë dhe Ballkan, në vend se të luftonin për të drejtat e serbëve në Kosovë. Ne do të mblidhemi në orët në vijim, me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe zv/kryeministren dhe do të diskutojmë për hapat e mëtejmë sipas ligjit për Listën Serbe si parti”, u shpreh Osmani./Gazeta Blic/


