Sporti

Boksieri kosovar, Shpetim Bajoku i jep leksione në ring kundërshtarit serb në Kampionatin Ballkanik

09/27/2023 19:27
nga:Mergim Rreci

Shpetim Bajoku ka qenë bindës përballë boksierit të Serbisë, Semir Aliçiq, në Kampionatin Ballkanik që ka nisur të mërkurën.

Bajoku ishte më i mirë në tre raundet, në luftën e kategorisë deri 67 kilogramë.Pasi gjyqtari i ringut shpalli Bajokun fitues, boksieri serb bëri veprim antisportiv.

Ai nuk ia zgjati dorën boksierit të Kosovës. Ballkaniku po mbahet në Albena të Bullgarisë. Bajoku e pati mposhtur serbin në qershor në një turne në Kumanovë.

Luftën e radhës, Bajoku e ka të shtunën.