Sporti

Cagliari – Milan, formacionet zyrtare

09/27/2023 17:33
nga:Mergim Rreci

Yacine Adli do të fillojë ndeshjen e tij të parë në Milano në gati një vit kundër Cagliarit të Claudio Ranierit dhe Stefano Pioli do të bëjë rotacion në ekip.

Milan dhe Cagliari takohen sonte me fillim nga ora 18:30, në kuadër të Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Milani ka udhëtuar drejt Sardenjës pa të dëmtuarit Rade Krunic, Ismael Bennacer, Mattia Caldara dhe Pierre Kalulu. Mike Maignan dhe Luka Jovic gjithashtu nuk janë të disponueshëm.

Cagliari ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshje, duke grumbulluar dy pikë.

Rossoblu duhet të përballojë këtë duel pa Gianluca Lapadula, Marko Rog, Jakub Jankto, Elio Capardossi, Jacopo Desogus dhe Marco Mancosu.

Formacionet zyrtare:

Cagliari: Radunovic; Zappa, Wieteska, Dossena, Hatzidiakos; Nandez, Makoumbou, Sulemana, Augello; Petagna, Luvumbo

Milan: Sportiello; Florenzi, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Loftus-Cheek, Adli, Reijnders; Chukwueze, Okafor, Pulisic

/GazetaBlic Sport/