Gjermania njoftoi të mërkurën se do t’i shtojë kontrollet e saj kufitare me Poloninë dhe Republikën Çeke për të luftuar imigracionin e paligjshëm mes një rritjeje të numrit të kërkesave për azil.
Masat e reja do të fillojnë menjëherë, tha Ministrja e Brendshme Nancy Faeser.
Njoftimi erdhi një ditë pasi bastisjet e policisë në Gjermani gjetën më shumë se 100 qytetarë sirianë brenda apartamenteve të kontrolluara në lidhje me një rrjet kontrabande, raporton Euronews.