Lajme

Shoqata e Elvis Naçit dhuron 5 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjaku

09/27/2023 15:45
nga:N K

Solidariteti me familjen e heroit Afrim Bunjaku nuk ka të ndalur.

Fondacioni “Shqiptarët për Shqiptarët” i drejtuar nga teologu Elvis Naçi ka dhuruar 5 mijë euro për familjen e policit që ra dëshmor të dielën më përballje me grupin terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

Kujtojmë se edhe Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ndau 50 mijë euro për familjen e rreshterit Afrim Bunjaku.