Lajme

Flasin nga PDK, ja kur takohet Memli Krasniqi me presidenten Osmani

09/27/2023 15:19
nga:G B

Liderët e partive opozitare, LDK e AAK u takuan sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Ndërsa, takimi i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi me Osmanin e Ajetin do të mbahet sot pasdite.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

“Takimi mes Kryetarit Krasniqi dhe Presidentes Osmani do të ndodhë sot, pasdite. Për detajet nga takimi do të ju njoftojmë pastaj”, tha Klaiqi për Gazeta Blic.