Një vajzë në moshën 15-vjeçare është goditur për vdekje me thikë ndërsa po shkonte në shkollë.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ajo u godit me thikë në mënyrë të përsëritur dhe shkak është bërë një mosmarrëveshje për një çantë.
Një adoleshent është arrestuar pas incidentit pranë qendrës tregtare Whitgift në Croydon, në jug të Londrës.
Djali i arrestuar dyshohet se ka qenë i njohur me vajzën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me hetimin e ngjarjes.
/Euronews Albania/


