Sporti

Anglia kërcënoi UEFA-n me bojkot: As ne nuk luajmë me Rusinë!

09/27/2023 13:38
nga:L J

UEFA mori një vendim duke lejuar ekipet kombëtare të të rinjve të Rusisë të luajnë ndeshje ndërkombëtare për sa kohë që nuk përdorin flamurin, himnin ose emblemën e Rusisë.

Federata e Futbollit të Anglisë ka reaguar menjëherë dhe ka bërë të ditur se kundërshton këtë vendim dhe se nuk do të marrë pjesë në një kompeticion ku merr pjesë edhe Rusia.

“Ne nuk e mbështesim vendimin e UEFA-s për të kthyer Rusinë në garat e saj. Anglia nuk do të luajë kundër Rusisë, kjo është e sigurt,” tha FA në një deklaratë.