Sofyan Amrabat debutoi këtë të martë me fanellën e Manchester United në fitoren 3-0. Djajtë e Kuq luajtën kundër Crystal Palace, në Old Trafford, në një ndeshje të Kupën e Ligës.
Marokeni ishte i kënaqur që kishte debutuar me fanellën e klubit anglez.
“Është fantastike të luash këtu, stadiumi është plot në një të martë, është fantastike”, tha ai për Sky Sports.
Në një ndeshje ku luajti disa pozicione në fushë, Amrabt u tregua në dispozicion të trajnerit, Erik Ten Hag: “I thashë trajnerit se do të luaja kudo që ti duhem, kudo që skuadra kishte nevojë për mua, qoftë edhe si portier!”
Ish-lojtari i Fiorentinës tani po kërkon të fitojë një rol të spikatur në skuadrën e drejtuar nga shumë i kritikuari Ten Hag.
/GazetaBlic Sport


