Lajme

Komuniteti shqiptaro-amerikan mbledh mbi 30 mijë euro për familjen e policit Bunjaku

09/27/2023 10:22
nga:N M

Shoqata Amerikano-Shqiptare, ka mbledhur mbi 32 mijë dollarë për ta mbështetur financiarisht familjen e policit të vrarë, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga një grup i armatosur serb në Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit.

Këtë iniciativë shoqata e kishte filluar të hënën një ditë pas vdekjes së policit të Kosovës, me synimin që të mbledh 40 mijë dollarë

Të mërkurën, mbështetje familjes do t’i bëjë edhe Qeveria e Kosovës.

Siç është bërë e ditur në rendin e ditës për mbledhjen e 162-të të Qeverisë, pika e dytë është “shqyrtimi i propozim-vendimit për mbështetje të familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, të rënë në detyrë, në Banjskë”.

Për këtë vendim do të adresohet Ministria e Financave.

Qeveria do të marrë vendim për mbështetjen e familjes së policit Bunjaku