Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka shkuar për të takuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti.
Takimi vjen pas sulmit terrorist që ndodhi në veri, ku mbeti i vrarë një polic kosovar.
Më herët, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, takoi presidenten Vjosa Osmani, dhe tha se ende ka të panjohura lidhur me sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, por theksoi se grupi që sulmoi policinë, nuk përbëhej nga qytetarë që u mblodhën spontanisht “për të shprehur shqetësimet e tyre”.


