Sporti

Largimi i Ancelottit në fund të sezonit, ky pritet të jetë trajneri i ri i Real Madrid

09/26/2023 09:48
nga:Mergim Rreci

Xabi Alonso, aktualisht trajner në Leverkusen, është zgjedhur për t’iu bashkuar skuadrës së Real Madridit nga sezoni i ardhshëm, sipas Radio Marca.

Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit për të marrë drejtimin e kombëtares braziliane dhe sipas Rádio Marca, është zgjedhur pasardhësi i tij, ose të paktën emri më i dëshiruar për pasardhësin e tij, i cili është Xabi Alonso, përcjell GazetaBlic Sport.

Xabi Alonso, i cili aktualisht është trajner i Bayer Leverkusenit, po shkëlqen nën drejtimin e ‘Farmaceutikëve’, duke qenë momentalisht në vendin e dytë në Bundesliga me pikë të njëjta me Bayern Munich.

“Për momentin, personi i zgjedhur për të pasuar Ancelottin është Xabi Alonso”, tha gazetari Matías Prats.

/GazetaBlic Sport/