Lajme

Lladrovci: Çdo ditë kujtojmë kontributin e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

09/25/2023 21:50
nga:G B

Me rastin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me familjarë të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së, qytetarë dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe dhe vendosën lule të freskëta pranë varrezave të tyre, në Poklek të Vjetër dhe në Abri.

Çdo ditë kujtojmë kontributin e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, sakrifica e të cilëve është në themelet e Republikës së Kosovës, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Naim Kluna, Sadri Muqolli, Bashkim, Besim e Ramadan Muleta dhe Afrim Kiqina, bashkë me familjarë të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së, qytetarë dhe bashkëpunëtorë, kemi bërë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta në Poklek të vjetër dhe në Abri.

Çdo ditë kujtojmë kontributin e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, sakrifica e të cilëve është në themelet e Republikës së Kosovës.

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ramiz Lladrovci (@rlladrovci)