Lajme

Muja: Përfshirja e Radoijçiqit në sulmin terrorist, dëshmi që trekëndëshi Vuçiq-Vulin-Radoiciq është Millosheviqi-Shesheli-Arkani i ditëve tona

09/25/2023 19:44
nga:G B

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se Policia e konfirmoi se ekziston dyshimi i fortë se Radoijçiqi ka qenë i përfshirë në organizimin e sulmit të djeshëm terrorist, dhe mbase edhe në mesin 30 personave të armatosur, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo e konfirmon një gjë tjetër me rëndësi, që trekëndëshi Vuçiq-Vulin-Radoiciq është Millosheviqi-Shesheli-Arkani i ditëve tona.

Postimi i tij i plotë:

Policia e konfirmoi se tashmë ekziston dyshimi i fortë se Radoijçiqi ka qenë i përfshirë në organizimin e sulmit të djeshëm terrorist, dhe mbase edhe në mesin 30 personave të armatosur.

E kjo e konfirmon një gjë tjetër me rëndësi. Që trekëndëshi Vuçiq-Vulin-Radoiciq është Millosheviqi-Shesheli-Arkani i ditëve tona.