Lajme

Peci: Situata në Zveçan e zbehtë, por e qetë

09/25/2023 18:58
nga:G B

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se situate në  këtë komunë pas rastit të djeshëm, është paksa e zbehur por që situate është e qetë.

Derisa ka falënderuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për gatishmërinë e treguar gjatë ditës së djeshme.

“Kemi qenë gjatë tërë ditës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.Rasti i cili ka ndodhë dje jo vetëm në komunën tonë por në gjithë Kosovën ka qenë rast i rëndë. Sot situate  ka qenë pak më e zbehtë, por prap se prap mirë kemi vazhdu me punë. Dje deri në orët e vona kemi qenë me qytetarë duke iu thënë që nuk ka vend për frikë dhe e falënderoj Policinë e Kosovës të cilët i janë kundërpërgjigjur grupit kriminal. Situata është e qetë për momentin”, tha Peci në emisionin “Ditari” në Teve1.