Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë që nëse shtetet e Bashkimit Evropian e shohin të arsyeshme, atëherë ato mund t’i vendosin masa edhe Serbisë sikurse i kishin vënë Kosovës.
“Janë masa, nuk janë masa kufizuese. Ishin masa që Be-ja i ndërmori si përgjigje ndaj paaftësisë së njërës palë që t’u përmbahet pritshmërive për depërshkallëizm”, ka thënë Stano në konferencë për media.
“E kemi thënë që nga fillimi, BE-ja ishte shumë e qartë që nga fillimi, përfshirë 27 shtetet anëtare të BE-së, që këto masa janë të përkohshme, dhe ato ose mund të zvogëlohen varësisht zhvillimeve, ose të rriten”.


