Lajme

Sveçla: 6 sulmues po trajtohen në Spitalin e Novi Pazarit, kërkojmë nga Serbia që t’i dorëzojnë në Kosovë

09/25/2023 14:59
nga:N K

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se 6 persona të grupit të armatosur serb që kanë sulmuar Policinë e Kosovës janë duke u trajtuar në spitalin e Novi Pazarit.

Ai ka kërkuar nga Serbia që të plagosurit dhe të përfshirët tjerë të dorëzohen në Kosovë, që t’i përgjigjën drejtësisë.

“Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion. Sipas informative të deritanishme 6 terroriste të plagosur janë duke u trajtuar në spitalin e Novi Pazarit dhe kërkojmë nga Serbia që ata menjëherë t’ia dorëzojë autoriteteve të Kosovës që t’i përgjigjen drejtësisë për aktet e tyre terroriste. Po ashtu, edhe çfarëdo pjesëtari i këtij grupi i cili ka arrite të ikë në Serbi, kërkojmë nga Serbia që ta dorëzojë”, ka deklaruar ai para mediave.