Lajme

Pacolli: Shteti i Kosovës nuk dorëzohet e as tërhiqet, terroristët e Vuçiçit nuk do të tolerohen më

09/24/2023 21:18
nga:G B

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se ky është shteti i Kosovës i cili nuk dorëzohet e as nuk tërhiqet, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se terroristët e Vuçiçit nuk do të tolerohen më dhe do të marrin përgjigjen e merituar, sikur sot.

Postimi i saj i plotë:

Ky është shteti i Kosovës. Nuk dorëzohet e as nuk tërhiqet. Terroristët e Vucicit nuk do të tolerohen më. Ata do të marrin përgjigjen e merituar siç e morën edhe sot.