Drejtoresha e Spitalit në Mitrovicë, Luljeta Zhubi, tha se i lënduari që u dërgua në spital është i komunitetit serb dhe ishte plagosur me armë zjarri.
“I lënduari të cilit ju po i apostrofoheni është i komunitetit serb, ka ardhë me lëndime me plagë nga arma e zjarrit dhe po ashtu me thyerje në ekstremiteti të poshtëm dhe pas ekzaminimit këtu është udhëzuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ajo para mediave.
E njëjta shtoi se i njëjti me parametra stabil kishte ardhur në spital dhe ashtu është udhëzuar në QKUK.


