Lajme

Deputeti i VV-së: Tentim puq, invazion i dështuar i Serbisë ndaj Kosovës

09/24/2023 18:41
nga:G B

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka quajtur tentim puq të Serbisë ndaj Kosovës.

Ai tha që ky grup nuk ia mundur të hyjë në Kosovë pa e pasur pajtimin e qarqeve politike të Beogradit.

“Ai është orkestruar nga Beogradi zyrtar”, tha Rexhaj.

Ai tutje ka lavdëruar profesionalizmin e policisë së Kosovë në aksionin e sotëm kundër terroristëve.

Rexhaj e ka quajtur tentim puq, invazion i dështuar i Serbisë ndaj Kosovës.