Lajme

Me uniformë e armë, sulmuesi i arrestuar dërgohet në stacionin policor

09/24/2023 18:11
nga:G B

Policia e sjellë në stacion njërin nga të arrestuarit e sotëm të atyre që sulmuan Policinë e Kosovës.

Krahas kësaj nga aksioni i policisë kanë mbetur të vrarë disa nga sulmuesit.

Mësohet se tani më njësitet speciale kanë marrë nën kontroll Manastirin e Banjskës.

Në këto shkëmbime zjarri ka mbetur i lënduar një polic i Kosovës.

Kujtojmë që ky grup i përbërë prej 30 personave dhe të armatosur rëndë mëngjesin e ditës së sotme kishin vrarë policin Afrim Bunjaku dhe kanë plagosur policing tjetër Alban Rashiti.