Lajme

Ministrja e Jashtme e Holandës: Shumë e shqetësuar me zhvillimet në veri

09/24/2023 17:41
nga:G B

Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot, ka thënë se është shumë e shqetësuar me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se BE-ja dhe shtetet anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje dyja palëve për deeskalim të situatës.

“Shumë e shqetësuar me zhvillimet në veri të Kosovës. BE-ja dhe shtetet anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje gjithë akterëve të punojnë për depërshkallëzim të situatës”, ka shkruar Bruins Slot në platformën “X”.

Ndryshe, kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.