Lajme

Presidentja Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë – të gjithë krah Policisë së Kosovës

09/24/2023 17:21
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sërish për situatën në veri, duke thënë se të gjithë jemi në krah të Policisë së Kosovës, në misionin fisnik të saj, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Osmani ka thënë se të gjithë bashkë kemi një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!

Postimi i saj i plotë:

Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.

Të gjithë bashkë me një mesazh:

Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!

Faleminderit heronjve tanë në uniformë!

Kosova është e përjetshme!