Lajme

Raportohet për një sulmues tjetër të vrarë në veri, gjenden dy trupat e tyre

09/24/2023 15:34
nga:G B

Është vrarë edhe një sulmues tjetër në Banjskë të Zveçanit, duke e çuar kështu numrin e të vrarëve nga grupi kriminal në dy.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur janë gjetur edhe trupat e pajetë të dy të vrarëve.

Deri më tani, policia ka konfirmuar vrasjen e njërit prej sulmuesve.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër i plagosur.