Sot zhvillohet derbi i madh kosovar mes Dritës dhe Prishtinës.
Derbi mes Dritës dhe Prishtinës luhet sot me fillim nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Pak para derbit të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Ja përbërjet zyrtare:
Drita: Smakiqi; Be. Krasniqi, Salihu, Thaqi, Vitija; Broja, Jashari, Baftiu; Ajzeraj, Prapashtica, Bl. Krasniqi.
Prishtina: Nika, Bytyqi, Useini, Sinani, Muja, Islami, Pefqeli, Krasniqi, Hyseni, Kryeziu, Blesa.