Lajme

Përfshihet nga flakët fabrika në autostradën Tiranë – Durrës

09/24/2023 07:14
nga:Genita C

Një fabrikë bojërash është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të Maminasit.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë bën thirrje që të shmanget kalimi i automjeteve në këtë aks rrugor.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

Mësohet se si pasojë e këtyre flakëve për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. /Abcnews.al