Sporti

Leno kritika të ashpra Artetës për portierët: Kurrë nuk do e bëja atë çfarë bëri ai

09/22/2023 23:33
nga:E K

Ish-portieri i Arsenalit, Bernd Leno nuk pajtohet me vendimin e Mikel Artetas për ta larguar Aaron Ramsdale duke e zëvendësuar atë me David Raya

Mikel Arteta kohëve të fundit ka zgjedhur që ta pushojë anglezin Aaron Ramsdale për ta zëvendësuar atë me nënshkrimin e ri, David Raya në ndeshjet kundër Everton dhe PSV Eindhoven, e cila gjë ka bërë që të shpërthejnë debate pasi që Ramsdale ishte emri i parë në formacion gjatë sezonit 2022/23.

Spanjolli bëri debutimin e tij të parë në Premierligë kundër Everton derisa startojë edhe në ndeshjen e parë në grupe në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës holandeze, PSV Eindhoven.

Ish portieri i Arsenalit, Bernd Leno ka pasur kritika të mëdha për trajnerin e Topçinjve që bëri këtë gjë.

“Nuk ndërtohet kështu një marrëdhënie, e cila kërkon kohë”, tha Leno për The Times. “Si një menaxher kurrë nuk do t’i ndryshoja portierët e mijë dhe të thoja, ‘Oh, sot me duhet një portier i mirë që luan me këmbë apo një që dinë të krosojë bukur’, apo ‘Sot kam nevojë për një portier që bën pritje të mira për shkak se ne ku luajmë kundër Manchester City ka mundësi të jemi përballë 10 goditjeve apo më shumë’. Unë kurrë nuk do ta bëja këtë”.

Arteta e ka lavdëruar Ramsdale për reagimin e tij pasi që nuk ishte titullar, derisa tha që ai ende nuk ka zgjedh se me cilin portier të startojë në ndeshjen e radhës së Arsenalit në derbin e Londrës Veriore kundër Tottenhamit.

“Ai (Ramsdale) ka qenë shumë mbështetës dhe shumë i mirë për këtë vendim dhe kjo është ajo çfarë unë pres nga çdo lojtarë kur janë në fushë, si dhe atyre që nuk janë. Kështu që kjo vlen për të dyja palët. Deri me tani ai është shumë, shumë i mirë”.

Ish portieri i Sheffieldit dhe Bournemouthit pret që ta rifitojë vendin e titullarit në ndeshjen kundër Spurs të dielën, por do të duhet që të punojë shumë pasi që Raya ka arritur ta mbajë dy herë portën e paprekur të Topçinjve në dy ndeshjet e luajtura.