Lajme

Bajqinovci: Mbyllja e rrugëve pa hapjen e të rejave është politikë e dëmshme dhe e dështuar!

09/22/2023 21:01
nga:Y I

Komuna e Prishtinës ka mbyllur sot për qarkullim rrugën “Dëshmorët e Kombit”

Pas mbylljes së kësaj rruge ka reaguar deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci me ironi thotë se aty ku po del dhe bën video avokati, Arianti Koci me biçikletë, komuna po e mbyll.

“Aty ku del Arianit Koci – avokati i mirënjohur – me bicikletë dhe bën video, komuna çohet e mbyllë atë rrugë. Me sa po shohim ky është kriteri kyç i çdo vendimmarrje të Përparimit. Arianit mos dil me video se don me na morre në qafë” shkruan Bajqinovci raporton Gazeta Blic.

“Mbyllja e rrugëve pa hapjen e të rejave është politikë e dëmshme dhe e deshtuar. I mirëkuptoj qytetarët e frustruar sot” shkruan tutje ai.

Postimi i plotë:

Mbyllet për vetura rruga “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet