Policia e Kosovës njofton se një grua është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar policët.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës rasti ka ndodhur rreth orës 23:00.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Escobar paralajmëron pasoja për Kosovën nga Bashkimi Europian, thotë se do t’i bllokohet integrimi


