Lajme

Quni vjen me apel për Qeverinë Kurti: Miqësia me aleatët nuk është ndërtuar mbi pazare, mos thelloni dëmtimin e raporteve

09/21/2023 21:53
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Anton Quni thotë se Qeveria Kurti duhet të reflektojë.

Quni në një prononcim për GazetaBlic thotë se ky apel i tij për të ka qëllim të mirë, pasi siç thotë ai, nuk duhet të thellohet edhe më shumë dëmtimi i raporteve me miqtë e Kosovës.

“Qëndrimet e z.Escobar ishin të qarta, nuk besoj se mund të komentoj ndonjë gjë. Ndërsa, kam një apel tepër qëllimmirë për Qeverinë: të reflektoj dhe të mos e thelloj më tej dëmtimin e raporteve me miqtë e Kosovës”, tha Quni.

“Me miqtë edhe mund të kesh ndonjë dallim, edhe ndonjë keqkuptim, është krejt normale. Por, për miqtë nuk flitet në pazar, sepse kjo miqësi nuk është ndërtuar në pazar e mbi pazare, por mbi vlerat më të larta demokratike të cilat i përfaqësojnë pikërisht miqtë e përjetshëm – ShBA-të dhe vendet e BE-së”, shtoi Quni për GazetaBlic.

Rama për akuzat e Kurtit ndaj Lajçak: Të lënë pa tekst, teori konspiracioni që nuk këshillohen për t’u bërë