Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ismet Kryeziu, i ftuar në Blic Interview ka folur në lidhje me marrëveshjen e Ohrit.
Ai tha se nga interpretimet që i janë bërë nga ekspertët e fushës, Marrëveshja e Ohrit, del të jetë më e dëmshme se ajo e vitit 2013.
“Konsideroj se nga ekspertët kushtetues duke përfshirë edhe ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të kësaj Gjykate, mendoj se marrëveshja e Ohrit është më e dëmshme se marrëveshja e 2013, së paku nga aspekti kushtetues të cilin e kanë interpretuar ata. Unë konsideroj se marrëveshja e Ohrit është një gjysmë hapi drejt shkuarjes së asaj marrëveshje e cila është bërë me vitin 2013. Normalisht që politika dhe institucionet tona gjithmonë e kanë përmend si njohje në qendër ose marrëveshje ligjore të obliguara për të dy palët dhe ne kemi parë që në ndryshimet politike globale të cilat janë zhvilluar kjo Marrëveshje është duke shkuar sa më larg arritjes së një njohjeje reciproke dhe një marrëveshjeje të obligueshme ligjore. Por kjo s’duhet të na ndalojë ne të ecim me hapat të cilat i kemi marr si obligim si Republikë”
I pyetur në lidhje me deklaratat e Kurti për paanshmëri të negociatorit Lajçak, Kryeziu u përgjigj kështu.
“Në të gjitha momentumet politike kur është dashur të marrim përgjegjësi, edhe zyrtarët e lartë shtetërorë para këtij kryeministri kanë patur epitete për anshmëri të negociatorëve ose të ndërmjetësuesve në këtë proces. Unë mendoj se në mungesë të guximit për të marrë përgjegjësi për të zbatuar politikat dhe marrëveshjet të cilat janë arritur edhe për shkak të asaj që kemi ndërtuar një populizëm dhe kritikës elektorale e cila prodhohet brenda vendit e jo si pasojë e mos-neutralitetit të ndërmjetësuesve”
“Unë konsideroj se ai është duke lëvizur në pozicionin që të hyjmë në vitin 2024 pa një marrëveshje, kur do të jetë vit i zgjedhjeve në SHBA, dhe ndoshta mendon se pas këtyre rrethanave dhe një situate 1 0se 2 vjeçare ne mund të kemi një pozicion më të favorshëm të Kosovës në raport me marrëdhëniet me Serbinë. Nga përvojat që kemi pa ku edhe SHBA dhe BE-ja kanë qenë në zgjedhje, por nga obligimet që i kemi marrë në vitin 2013 dhe në vitin 2015 ne nuk kemi mund të tërhiqemi pavarësisht se po bëhen 8 vite nga ajo kohë” tha Kryeziu në Blic Interview raporton Gazeta Blic.
Intervista e plotë:


