Lajme

Zgjedhjet në veri: Kryeziu tregon formën e vetme të deeskalimit/ PDK-ja po i shërben politikave të Qeverisë së Albin Kurtit

09/22/2023 22:02
nga:Genita C

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu në Blic Interview me Astrit Gashin thotë se udhëzimi administrativ për zgjedhjet në veri është kundër Kushtetues.

Sipas tij kjo çështje duhet të ndërtohet me një ligj të veçantë, teksa shton se forma më e mirë për deeskalimin e situatës në veri është dorëheqja e kryetarëve.

“Udhëzimi Administrativ së pari është mbi kornizën ligjore dhe kundër Kushtetues. Do të jetë precident i rrëzikshëm dhe ndërhyn në punën e komisoneve të pavarura si në këtë rast, KQZ. Unë them se ky ligj është kundër Kushtetues dhe kundër ligjor dhe nuk i mjaftueshëm për të organizuar një peticion me qytetarët për çështjet e caktuara. Kjo çështje duhet të ndërtohet me një ligj të veçantë. Procesi i zgjedhjeve në veri duhet të bëhet më dorëheqjet e kryetarëve aktual të cilët nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm politik për të qeverisur atje”, thotë ai.

“Unë mendoj se shtensionimi i kësaj situate është më së mirë dorëheqja e këtyre kryetarve “, shton Kryeziu.

Kryeziu ka kritikuar edhe Partinë Demokratike të Kosovës për të cilën thotë se me zgjedhjet në veri, ju ka shërbyer politikave të Qeverisë Kurti.

“Çështjen në veri shpesh po e përmendim si një instrument që është shndërruar në poltika elektoriale, mendoj se Partia Demokratike ju ka shërbyer politikave të Qeverisë në raport me këtë proces, duke marrë pjesë në zgjedhje”, tha ai.

“Partia Demokratike nuk ka ndonjë qëndrim në raport me procesin e veriut dhe ka mbetë peng i politikave elektoriale. Ky është një gabim strategjik, përpos nëse mund të jetë ndonjë marrëveshje e cila mund të jetë edhe me akterë ndërkombëtar për të cilat ne nuk kemi informacione të mjatueshme që tërheqja e kryetarëve të bëhet në periudhën e njëjtë kohore.”, tha Kryeziu në Blic Interview.

Intervista e plotë: