Lajme

Zelensky viziton memorialin e 11 shtatorit të Pentagonit

09/21/2023 19:26
nga:Y I

Presidenti i Ukrainës, Volodmyr Zelensky, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet edhe me presidentin amerikan, Joe Biden.

Pas Senatit, ai tani është duke vizituar Pentagonin, me ç’rast ka bërë homazhe te memoriali i 11 shtatorit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Një kurorë me lule dhe fjongo në ngjyrat kombëtare të Ukrainës blu dhe të verdhë është vendosur përpara memorialit, duke nderuar 184 personat e vrarë kur një aeroplan i rrëmbyer u rrëzua në Pentagon 22 vjet më parë.