Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka deklaruar se me ardhjen në krye të partisë të Lumir Abdixhikut, i njëjti e ka eleminuar nga Këshilli i Përgjithshëm.
Rugova tha se Abdixhiku po sjell në parti njerëz social-demokrat (PSD) që kanë përfitu nga PDK-ja dhe po eleminon intelektual dhe veprimtar të kësaj partie.
“Nga ardhja e lideripit të ri, kryetari aktual më ka eleminu nga Këshilli i Përgjithshëm si të vetmin deputet të LDK-së. E falenderoj, unë kam qenë kritik ndaj kryetarit aktual i cili vjen nga një ‘Institut’ i cili e ka dëmtu Kosovën dhe nuk ka bërë kurrë asgjë .Është një pasardhës i ish-kryetarit dhe ka qenë pjesë e Kryesisë dhe vendimarrjes. Unë frkësohem që me këtë koncept, duke sjellur njerëz social-demokrat (PSD) njerëz që kanë përfitu edhe në aspektin politik edhe akademik edhe biznesor nga PDK-ja, dihen kush janë ata, dhe njerëz të partive të tjera dhe eleminon figura, intelektual dhe veprimtar të LDK-së. Frikësohem se matematika elektorale nuk do t’i dalë mirë. Eshtë e tmerrshme të mendohet që LDK-ja konkuron për pozitën e dytë, LDK-ja nuk është vagon është lokomotivë e procese për Kosovën” tha Rugova në intervistë dhënë për “Gazeta Blic”