Lajme

Ganimete Musliu replikon me Glauk Konjufcën për mikrofonin

09/21/2023 15:55
nga:Y I

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është nervozuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën, për punën e mikrofonit.

Duket që deputetja Musliu s’mund ta kërkojë fjalën thjeshtë duke e shtypur butonin nga ulësja e saj, por i duhet ta çojë dorën.

Megjithatë sot në një moment kur ka kërkuar fjalën, i është rregulluar mikrofoni, pasi kryekuvendari Konjufca ka kërkuar nga regjia e Kuevndit t’ia japin fjalën deputetes së PDK-së.

Musliu më pas i ka thënë Konjufcës se është ai që e kontrollon se kujt i bën mikrofoni e kujt jo.

“A e sheh, tash bon pajisja, sepse dirixhohet nga ju.Kjo është e padrejtë dhe e papranueshme”, ka thënë Musliu.

Megjithatë Konjufca ka mohuar akuzat e deptuetes Musliu, duke thënë se mbase kur tenton ta prekë pajisjen ajo s’punon.

Gjithashtu Konjufca ka thënë se sa herë e ka ngritur dorën ia ka thirru emrin.

“Pranoj me iu nënshtru gjyqit të Ganës”, ka thënë Konjufca.