Lajme

Gashi nervozohet me ministrat gjatë fjalimit në Kuvend: Boll u çaraveshët aty

09/21/2023 11:51
nga:N M

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është nervozuar sot në një moment gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit.

Gashi, derisa po prezantonte kërkesën për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për rezervat shtetërore, reagoi ndaj ministrave, të cilët duket se nuk e kishin vëmendjen dhe po flisnin me njëri-tjetrin.

“Boll u çaraveshët aty, se jemi duke folur për çështje në interes shtetëror”, reagoi Gashi.

Pas kësaj edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar qetësi në sallë.

Skandali me rezervat shtetërore, LVV-ja e lëshon sallën e Kuvendit