Lajme

Mbyllja e sheshit/ Tahiri i reagon Ramës me video: Po dëmtoni qytetarët, do të bëjë një shkrim për të kundërshtuar këtë vendim

09/20/2023 18:39
nga:Genita C

Besnik Tahiri nga AAK-ja i ka reaguar ashpër krytetarit të Prishtinës, Përparim Rama pasi mori vendim për mbylljes e sheshit deri tek rrethi, raporton GazetaBlic.

Tahiri përmes një video thotë se ky vendim po dëmton një kategori të gjerë të qytetarëve.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të bëjë një shkrim për të kundërshtuar këtë vendim.

Shkrimi i plotë:

Vendimi i fundit i kryetarit të Prishtinës z. Rama, për të mbyllur sheshin deri të rrethi i flamurit e godet në masë të madhe një kategori të gjerë të qytetarëve, të cilët jetojnë afër atyre rrugëve, por edhe të atyre që vijnë dhe e kanë burim të mbijetesës Prishtinën.

Përparim Rama duhet ta dijë që njerëzit të cilët vijnë në Prishtinë, në ato rrugë, nuk vijnë për prestigj, por vijnë të punojnë e të jetojnë. Dhe, ky vendim dëmton të drejtat e njeriut, planin e mobilitetit dhe gjithçka tjetër që lidhet me kryeqytet.

Shpejt do të bëjë një shkrim për të kundërshtuar këtë vendim, i cili bie ndesh me gjithçka dhe çdo logjikë urbane të kryeqytetit.