Rumania u dënua sot nga UEFA me një ndeshje pa praninë e tifozëve dhe 52 mijë euro, për shkak të skandalit që ndodhi në ndeshjen ndaj Kosovës, ku u shfaq edhe baneri “Kosova është Serbi” dhe u ndërpre loja për 50 minuta.
Kryetari i FFK’së, Agim Ademi para pak ditësh kishte raportuar se do të ankohet edhe në CAS, shkak i sjelljeve të rumunëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas vendimit të UEFA’s, Taulant Dajaku, ish futbollisti i njohur kosovar ka reaguar me një status në Facebook, ku shkruan se po manipulohemi, sepse s’ka ankesë dhe ka ritheksuar se Kosova nuk duhej të dilte më në fushë.
Ja reagimi i tij (pa ndërhyrje):
“Prandaj nuk duhej te vazhdonte lojen Kosova kunder Rumanise …
Ku eshte padia ne CAS- ku jane faktet e derguara-mashtrim gjithcka – ska lende te derguar ne CAS ka veq manipulim te komunitetit dele’ te futbollit bashke me ta dhe heshtje te medias se blere qe marrin para nga vjedhja e madhe qe i behet ⚽️ Kosovar…
Humbja, diskriminimi qe u be dhe mos reagimi ndaj kesaj ka nje te perbashket “mos reago ,vjedh dhe paguaj qe te heshtin” …
P.S …ndoshta ky vend kaq meriton,une se besoj por kjo duket te jete nje e vertete”, shkruan Dajaku.
/GazetaBlic Sport


