Forcat izraelite vranë katër palestinezë të martën gjatë një bastisjeje me dron në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor.
Lajmin, sipas mediave të huaja, e ka bërë me dije Ministria palestineze e shëndetësisë.
Ministria shtoi në një deklaratë se “rreth 30 persona u plagosën nga zjarri okupues (izraelit) në Jenin”
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se trupat ishin përfshirë në një operacion “të domosdoshëm” “për të penguar aktivitetet terroriste”.
Izraeli e ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967 dhe forcat e tij kryejnë rregullisht inkursione në zona të tilla si Jenin dhe kampi i tij i refugjatëve ngjitur, të cilët janë nominalisht nën kontrollin e sigurisë së Autoritetit Palestinez.
Në korrik, ushtria kreu bastisjen e saj më të madhe në vite në kampin Jenin, në të cilin u vranë 13 palestinezë, përfshirë militantë dhe fëmijë.
/Euronews Albania/


