Sindikata e Pavarur e RTK-së ka bërë të ditur se 361 punëtorë kanë nënshkruar një peticion për shkarkimin e kryetarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Besnik Boletini.
Në komunikatën e SPRTK-së thuhet se të punësuarit në RTK janë të indinjuar me Boletinin për disa arsye. Ata kanë thënë se janë ofenduar publikisht nga Boletini.
Gjithashtu, ata akuzojnë se Boletini ka zhvilluar biseda “informative” me kandidatët më të poentuar për pozita menaxheriale gjatë konkursit.
Ky është njoftimi i plotë:
361 punëtorë nënshkruajnë Peticionin për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.
361 Punëtorë të RTK-së i janë përgjigjur pozitivisht PETICIONIT të Sindikatave për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.
Të punësuarit e RTK-së,
-Të indinjuar thellë me gjuhën denigruese të Kryetarit të Bordit të RTK-së Besnik Boletini, të shprehur publikisht përmes ofendimeve e etiketimeve jonjerëzore ndaj tyre, duke përqeshur veshjet e tyre si dhe duke përbuzur angazhimin e tyre profesional;
-Të shqetësuar për bisedat e tij informative me kandidatet më të poentuara për pozita menaxheriale gjatë konkursit, me qëllim të dekurajimit dhe frikësimit të tyre;
përmes këtij PETICIONI të nënshkruar me vullnetin e lirë, kërkojnë:
shkarkimin e menjëhershëm të Kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.
Nga një kopje e Peticionit do të ju dërgohet: Kryetarit të Kuvendit, Grupeve Parlamentare si dhe Komisioneve përkatëse.
Hovenier: Kemi besim të plotë në BE-në si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi


