Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sot.
Disa ndeshje interesante janë edhe sonte në program, me kryendeshjen që do të luhet në Gjermani, shkruan GazetaBlic Sport.
Bayern Munich dhe Manchester United do të përballen në ‘Allianz Arena’, atje ku pritet të jetë një përballje e ‘zjarrtë’.
Ky takim luhet me fillim nga ora 21:00, kurse këto pritet të jenë formacionet e mundshme:
Bayern Munich: Ulreich; Mazraoui, Upamecano, Kim, Davies; Laimer, Goretzka; Sane, Musiala, Gnabry; Kane
Manchester United: Onana; Dalot, Lindelof, Martinez, Reguilon; Casemiro, Eriksen; Garnacho, Fernandes, Rashford; Hojlund
/GazetaBlic Sport/


