Lajme

Jashari: Përplasjet Kurti-Lajçak, sinjal që zgjedhjet janë afër!

09/19/2023 19:51
nga:Y I

Drejtori Ekzekutiv i Demokracia Fillon Këtu, Shemsi Jashari, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me dinamikat e fundit në procesin e dialogut.

Jashari u shpreh pesimist se pritet ndonjë rezultat në dialog nga akterët që janë tani, si nga pala kosovare ashtu edhe nga BE.

Ai tha se pozicioni që po mban Kurti tani në lidhje me çështjen e Asociacionit i duhet për të ruajtur elektoratin.

Tutje Jashari tha se asnjëherë Kosova nuk i ka patur kundër SHBA-të dhe BE-në, sikur tani.

“Dialogu i stergjatur me ndërmjetësimin e Brukselit ka pasur rëniet e ngritjet e veta gjatë kesaj periudhe prej nje dekade, por asnjeherë nuk ka pasur një hëndek kaq të madh dhe asnjëherë pala kosovare nuk i ka pasur kundër SHBA e BE sikur tani.

“Nisur nga ky pozicion është vështirë të pritet ndonjë rezultat me akterët e tanishëm Kurti dhe Bislimi nga pala Kosovare dhe ndërmjetësit nga BE.Unë nuk pres të ketë rezultat dhe ky pozicion i duhet Kurtit për të ruajtur elektorat duke u shitur si i vendosur për të luftuar vetëm me gjith tjerët vetëm për të mos themeluar asociacionin e komunave me shumicë serbe” tha Jashari për “Gazeta Blic”.

Jashari tha se përpasjet (Kurti-Lajçak) janë një sinjal se zgjedhjet janë afër dhe se procesi negociator do t’iu mbetet barrë edhe qeverive të ardhshme.

“Përplasjet janë një sinjal se zgjedhjet nuk do të vonohen dhe se procesi negociator do ti mbetet barrë edhe qeverisë së ardhshme” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”.

Kryeministri i vendit, ALbin Kurti, pas takimit të mbajtur në Bruksel ka ‘akuzuar’ ndërmjetësuesin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se është pozicionuar kundër Kosovës.

Gjatë një konference për media Kurti tha se në rundin e fundit të dialogut, ai “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi, kundër Marrëveshjes në veçanti”.

“Ditëve në vijim me siguri që unë do të kem takime me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe të cilët dëshirojnë të na ndihmojnë, e të na përkrahin sa i përket shtetndërtimit demokratik, zhvillimit socio-ekonomik, por edhe sa i përket njohjeve ndërkombëtare, e në veçanti normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e që tash e kemi zgjidhjen: është Marrëveshja Bazike e njohjes së ndërsjellë de-facto”, tha Kurti.

/Gazeta Blic/

Maloku: Tani e zbuloi Kurti se Lajçak është proserb?

Bytyqi: Albin Kurti, kampion i dështimit – Po rrezikon të ardhmen e vendit tonë, dje u pa edhe humbja e tij

‘Raportet e tensionuara Kurti-Lajçak’/ BE-ja mund të ‘paralizojë’ në tërësi dialogimin!