Lajme

Bytyqi: Albin Kurti, kampion i dështimit – Po rrezikon të ardhmen e vendit tonë, dje u pa edhe humbja e tij

09/19/2023 18:40
nga:G C

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi potencon se i gjithë mandati i Qeverisë së Albin Kurtit është në rrugë të gabuar.

Bytyqi në një prononcim për GazetaBlic theksoi se, kryeministri Kurti po i bën dëme të mëdha Kosovës.

“I gjithë mandati qeverisës i kryeministrit Kurti është në rrugë të gabuar, dhe kjo rrugë e tij është duke i sjell dëme të mëdha vendit tonë”, tha Bytyqi.

Tutje, Bytyqi shton se kryeministri Kurti dhe veprat e tij janë arsyeja që po rrezikohet e ardhmja e vendit tonë.

Bytyqi e quan kryeministrin Kurti “kampion të dështimit”.

“Kryeministri po e rrezikon të ardhmen e këtij vendi që aq shumë është dhënë e punu për të. Tash kur po e sheh se nuk po i ec mbarë asgjë e është kthyer në një kampion të dështimit, po e përdor sulmin, si mburojë nga po këto dështimet e tij. Po i quan të gjithë armiq”, tha Bytyqi.

Teksa foli për konferencën e djeshme të kryeministrit Kurti, Bytyqi thotë se u pa frika e tij më e madhe, që siç e quan ajo, është humbja.

“Vjen e del në konferencë me një pompozitet si gjithmonë sa e paraqet vetën si hero, sa e paraqet vetën si viktimë, dhe në ato konferenca ku i sulmon të gjithë, merret edhe me opozitën në vend se të tregohej më serioz për atë se çka kishte bërë thirrje të flitej në atë konferencë. Aty u pa frika e tij më e madhe, humbja. Kryeministri Kurti është i vetëdijshëm se vendi i tij më nuk është në krye të qeverisë dhe duke qenë kështu, edhe dialogun e ka marr me një joseriozitet dhe në këtë mënyrë me të si kryeministër nuk pres epilog në dialog”, tha Bytyqi për GazetaBlic.

“BE’ja nuk na njeh si shtet” – Humolli kërkon ndaljen e kësaj natyre të dialogut: Është interes i vendit