Lajme

‘Raportet e tensionuara Kurti-Lajçak’/ BE-ja mund të ‘paralizojë’ në tërësi dialogimin!

09/19/2023 17:53
nga:Y I

Takimi i fundit në Bruksel ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidenti serb Vuçiq përfundoi pa asnjë rezultat.

Pas këtij takimi kryeministri Kurti hodhi akuza në drejtim të emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se i njëjti është pozicionuar kundër Kosovës.

Pas deklaratave të Kurtit erdhi edhe një reagim nga Departmaneti Amerikan i Shtetit, DASH.

DASH në komunikatën e tyre tha se i vlerëson përpjekjet e palodhura të Miroslav Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa nga Bashkimi Evropian(BE) i kanë cilësuar si të pabaza kritikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Sa i përket deklaratave të bëra nga zotëri Kurti, ne nuk i komentojmë –komentet, sidomos nëse ato përmbajnë pretendime të pabaza. Shtetet anëtare të BE-së, vazhdimisht e kanë bërë shumë të qartë se ata plotësisht përkrahin emisarin special Miroslav Lajçak, sikurse dhe përfaqësuesin e lartë (Josep Borrell) në rolin e tij si lehtësues në dialogun Prishtinë-Beograd” ka deklaruar zëdhënësi për punë të Jashmte i Bashkimit Evropian, Peter Stano, raporton Gazeta Blic.

Pas gjithë këtyre polemikave dhe mosdakordimeve Kurti-Lajçak, a pritet të ketës sukses dialogu i udhëhequr nga ky emisar evropian?

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se pas akuzave të tilla, nuk shihet ndonjë mundësi që më këta të dy ndërmjetësues, (Lajçak dhe Borrel) mund të vazhdohet tutje procesi i dialogimit.

Kelmendi jep tri versione si si mund të vazhdohet tutje duke lënë të hapur mundësinë që BE-ja mund ta ‘pezullojë’ përkohësisht dialogun.

“Në dy konferencat e fundit të kreut të Qeverisë së Kosoves, u tregua qartë pozita e Kosovës në dialog dhe qëndrimet e ndermjeteseve.Kurti akuzoi kryesisht Lajqak si ndërmjetës qe e mban anën e shtetit serb dhe si mashtrues e gënjeshtar.Një qëndrim i tillë akuzues tregon se Qeveria e Kosovës me ndermjetës Lajqak madje edhe Borrel nuk sheh mundësi për të dialoguar dhe realizuar marrëveshjet.

“Cfarë do të bëhet? 1. BE-ja mund të ‘paralizon’ në tërësi dialogimin deri në zgjedhjet e reja. 2. BE-ja e vazhdon dialogimin, pa kontakt të drejtpërdrejtë në mes palëve, si dhe me a pa Lajqak. 3. SHBA-të e marrin rolin udhëheqës” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Profesori Kelmendi thotë se gjendja e njëjtë është edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrel.

“Në kuadër të gjendjes së krijuar është shumë vështirë të paramendohet ndonjë takim i Kurtit me Lajqak.Në pozitë më të mirë nuk është as gjendja me zotin Borrel, me të dy ka vështirësi të takimit.Natyrisht se mund të kalon dialogimi te Presidentja, kjo varet nga Qeveria Kurti II”

Ai tutje tha se për shkak të kësaj gjendjeje të krijuar vendi mund të shkojë edhe nëz gjedhje.

“Per shkak të kësaj gjendjeje dhe kërkesës eksplicite të SHBA-së dhe të BE-së per Asociacion, vendi mund të shkon në zgjedhje të reja” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të fillonin zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve pa vonesa, duke u bazuar në propozimin e BE-së.

Borrell ka theksuar nevojën për angazhim më konstruktiv dhe besim të plotë nga të dyja palët për të zbatuar marrëveshjen e arritur gjatë këtij viti.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që të dyja palët të përmbushin detyrimet e tyre për të zbatuar marrëveshjet e mëparshme të dialogut, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

BE i quan “pretendime te pabaza” kritikat e Kurtit për Lajçakun

Borrell: Kosova dhe Serbia të fillojnë zbatimin e marrëveshjes në bazë të propozimit tonë

Lajçaku takohet me Cholletin e Escobarin: Kemi të njëjtin lexim të situatës në Ballkan – jemi në një linjë