Në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas, zona e fshatit Marinë, janë gjobitur 22 kundërvajtës të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor, raporton Gazeta Blic.
Ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe nga një pikë negative.


