Lajme

Rasti i trevjeçarit, avokati i edukatores: Rasti është zmadhuar, a janë verifikuar kamerat e fotografitë?

09/19/2023 13:33
nga:N K

Lidhur me rastin e trevjeçarit në Fushë Kosovë i cili po dyshohet se është keqtrajtuar në kopshtin “Gëzimi Ynë”, ka folur avokati i njërës edukatore, e dyshuar në këtë rast.

Avokati Bajram Zogiani ka thënë se ky rast është zmadhuar.

“Ky rast është zmadhuar… në fund të fundit kush i ka qit ato pamje, a janë të verifikuar ato kamera e fotografi…”, u shpreh ai.

Ai tha nuk janë të vërteta deklaratat se fëmija nuk është ushqyer dhe është izoluar nga të tjerët.