Lajme

Aksioni kundër krimeve kibernetike, Prokuroria: Dëmi mbi 400 mijë euro

09/19/2023 11:55
nga:N M

10 persona janë arrestuar nga policia në aksionin kundër krimeve kibernetike që u zhvillua në 14 lokacione të shtatë qyteteve të Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës të dyshuarit i kanë dëmtuar katër institucione financiare.

“Për shkak të dyshimit të veprave penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

“Vlera e dëmit e shkaktuar deri më tani tejkalon shumën prej 400 mijë eurosh”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

“Po ashtu, nga ky aksion i realizuar janë sekuestruar prova të ndryshme të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, si dhe dobi pasurore e përfituar nga veprat penale të lartcekura”, theksohet.

Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë për rastin e 3-vjeçarit: S’do ta quaja dhunë deri në momentin kur kjo vërtetohet